Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i VV, Visar Ymeri në një intervistë për emisionin ?Tonight Ilva Tare? ka deklaruar se marrëveshja e Zajednicës është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Sipas tij kjo qeveri po akomodon interesat e Serbisë në Kosovë dhe se marrëveshjet janë ndërmjetësuar nga BE.
Visar Ymeri: Një vend demokratik nuk do të pranonte këto marrëveshje të tilla. Mendoj që nuk është demokratike që qeveria të punojë në kundërshtim me interesat e Kosovës. Është e qartë se me këto marrëveshje është fakt duke punuar kundër interesave të Republikës së Kosovës. Qeveria është e mandatuar që të mbrojë interesin.
Unë po e shoh se çfarë produkti kemi në tavolinë dhe kjo është ndërmjetësuar nga BE. Nuk është çështja këtu a do ta bënte një gjë të tillë, sepse tashmë e ka bërë
Ymeri tha se Kosova po shndërrohet një Bosnje e dytë.
Visar Ymeri: Republika e Kosovës, përmes parimit etnik po ndahet dhe federalizohet dhe kjo do ta defunksionalizojë tërësisht Kosovën duke e shndërruar atë në një Bosnjë të dytë. A mund të më thotë kush që Bosnja ka qenë histori suksesi? Pra a mund të themi ne sot se po duam ta replikojmë Bosnjën?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ymeri-po-akomodohen-interesat-e-serbise-kosova-po-shnderrohet-bosnje-e-dyte/