LEZHË - Fëmijët parashkollorë në Lezhë do të mësojnë edhe këtë vit në ambientet e konviktit të shkollës "Kolin Gjoka".

Godina e kopshtit ndodhet në rikonstruksion dhe punimet kanë ecur me ritme të ngadalta, duke mos hapur dyert as këtë vit për fëmijët.

Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj, më herët kishte deklaruar se godina do të ishte gati në shtator, ndërsa sot ai ka pranuar gjendjen e vështirë në të cilën do të mësojnë parashkollorët.

Drejtori i arsimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të marrë fund makthi i fëmijë parashkollorë.