Një zjarri i fuqishëm ka shkrumbuar mbrëmjen e sotme tregun industrial në Durrës. Tregu që ndodhet pranë stadiumit ?Niko Dovana? dyshohet së është përfshirë nga flakët pas një shkëndije elektrike.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe në pak minuta ka shkrumbuar të gjithë mallin që ndodhej në treg. Fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe kanë nisur punën për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë të zonës dhe pronarë të dyqaneve aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilët së bashku me hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të rënies së zjarrit.