LAÇ - Një përplasje mes dy grupeve rivale në qytetin e Laçit ka përfunduar me 7 të plagosur, mes tyre Valentin Prenga (njohur dhe me emrin Eduart) vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Per ngjarjen ne fjale eshte arrestuar në flagrancë vete deputeti Prenga, i cili ndodhet ne Policine e Tiranes pasi dyshohet se ka qene edhe ai i perfshire ne sherr. Bashke me te ne panga kane rene edhe 34 persona te tjere, anetare te familjes Cali dhe Prenga.

Përleshja masive ky veç mjeteve të forta (thikë, shkopa bejsbolli) është përdorur edhe arma e zjarrit, ndodhi pas mesnate para komisariatit të policisë në Laç.

Burime nga policia thanë për A1 Report se sherri ndodhi mes familjes Cali dhe familjes Prenga për një konflikt të hershëm pronësie mes tyre për licencën e peshkimit në Lagunën e Patokut.

Forca të RENEA-s dhe prokurorë ndodhen në qytetin e Laçit prej mbrëmjes së të premtes, ndërsa ngjarja është mësuar për mediat vetëm gjatë mëngjesit të sotëm. Vec Prokurorise se Kurbinit hetimi ka nisur edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per shkak te mandatit te deputetit te Armando Prenges.