Surprise Me!

A1 Report - Gjirokastër, 3 zyrtarë Tatimesh në pranga, lejuan informalitetin

2015-10-20 3 Dailymotion

GJIROKASTËR - Tre zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve në Gjirokastër u arrestuan ndërsa një inspektore e verifikimeve në terren u shpall në kërkim pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos raportuar për gjetjen pa fatura të 230 pajisjeve të ndryshme shtëpiake në një biznes ku kishin shkuar për kontroll, ne kuader te aksionit kunder informalitetit.

Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Gjirokastrës vunë në pranga Andi Mëhillin, përgjegjës Sektorit te Verifikimeve ne terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster, si dhe dy inspektorët Spiro Muci dhe Gligor Kallavaresi. Po ashtu, u shpall në kërkim një tjetër inspektore e sektorit të Verifikimeve në Terren në Tatimet Gjirokastër, A.Gaba 29 vjeçe.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, tre zyrtarët e Tatimeve nuk kanë mbajtur procesverbal për gjetjen pa fatura të pajisjeve shtëpia në dyqanin e shtetasit me inicialet K.Xh në Këlcyrë.

Prej fillimit të shtatorit qeveria ka ndërmarrë një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër informalitetit, për të shmangur evazionin fiskal e për të vënë në binarët e ligjit bizneset, shumica e të cilëve veçse tregojnë pa kuponë tatimorë, nuk janë as të regjistruar në QKR.

Buy Now on CodeCanyon