Fenomeni i rrallë i ? Supër?Hënës? ka mahnitur të gjithë ata që ishin zgjuar nga ora 02:10 deri në 06:20 minuta të mëngjesit të të hënës.

Mbrëmja e së dielës, në të gdhirë e hëna ishte më e shndritshmja dhe më e errta gjatë vitit.

?Super?Hëna? ose ?Hëna e Përgjakshme? u pa për rreth 4 orë në Tiranë, kur toka ishte midis hënës dhe diellit. Fenomeni i ?Super-Hënës? ndodh kur pika e saj i afrohet së tepërmi planetit të Tokës, për shkak të orbitës së saj eliptike.

Ky fenomen nuk është parë që nga viti 1982 dhe do të ndodhë sërish në vitin 2033. Hëna nisi eklipsin e pjesshëm në orën 01:07(me orën tonë), duke u bërë totale nga ora 02:11 deri në 03:23. I gjithë procesi i eklipsit përfundoi në 06:20. Këto janë fotot e ?Supër-hënës? në Tiranë.

Ngjarja u duk në Europën Perëndimore, Afrikën Perëndimore dhe vendet përmes Oqeanit Atlantik.

Ky fenomen njihet me emra të ndryshëm si ?super hëna e përgjakshme?, ?eklipsi i super-hënës? etj.