Shqipëria mbështet bashkëpunimin mes vendeve të Rajonit për të promovuar stabilitetin politik.

Kjo ishte kryefjala e bisdimeve mes ministres së Mbrojtjes Mimi kodheli e cila u prit nga homologu i saj spanjoll, Pedro Morenés Eulate.

?Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik? u shpreh Kodheli.

Përsa i takon çështjeve të mbrojtjes Kodheli shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me politikat e sigurisë dhe mbrojtjes në kufijtë lindorë e jugorë të Aleancës.

Kodheli- Eulate theksuan se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk duhet vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe në fushën e trajnimit dhe sigurimit.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e njohu homologun e saj spanjoll me vendimin që Shqipëria ka marrë, duke deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO-s.

Dy homologët garantuan se Shqipëria dhe Spanja do të bashkëpunojnë më tepër në fushën e mbrojtjes, në fushën ekonomike dhe atë kulturore.