Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i LSI ishte në Dibër për analizën paszgjedhore më strukturat. Ylli Manjani hodhi poshtë zërat për përçarje të koalicionit PS-LSI, të cilin e cilësoi të fortë e transparent.
Nga Dibra ku mori pjesë në analizën paszgjedhore të strukturave të LSI, nënkryetari i kësaj force Ylli Manjani hodhi poshtë zërat për përçarje të koalicionit qeverisë pas bashkimit të votave LSI-PD për zgjedhjen e kreut të Këshillit të Qarkut.
I pyetur për Rrugën e Arbrit, zv/Ministri i Transportit, Manjani sqaroi se punimet do nisin në janar.
Në Dibër, pas 12 vitesh, fitoi Bashkinë koalicioni i majtë me kandidat Shukri Xhelilin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbledh-strukturat-e-lsi-ne-diber-mohon-percarje-te-koalicionit-me-ps/