Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kulla e Sahatit në Tiranë mbrëmjen e sotme është ndriçuar me ngjyrë blu, ngjyra zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Bashkia e Tiranës i është bashkuar fushatës botërore për të përkujtuar Ditën e Kombeve të Bashkuara dhe 70 vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka marrë shumë seriozisht të gjithë objektivat globale, sociale të Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, një nga 17 objektivat ka të bëjë me qytetet e qëndrueshme dhe kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës e konsideron si të rëndësishme një qytet të qëndrueshëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kulla-e-sahatit-te-tiranes-ngjyroset-me-blu-ne-70-vjetorin-e-themelimit-te-okb/