Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një lokali në katin e parë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 në lagjen Vekashar të Shkodrës.
Sipas policisë nga të shtenat nuk raportohen të lënduar por vetem deme materiale.
Policia që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ku po merr në pyetje personat që ndodheshin në lokal, pasi dyshohet se shenjestra ishin ato.
Si prove materiale janë gjetur gëzhojat e plumbave. Po punohet per zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/