DURRËS - Një sasi prej 600 gramë heroinë dhe 400 gramë kokainë u sekuestruan nga policia e Durrësit, dhe pesë persona ranë në pranga, mes tyre edhe një vajzë. Burime për Shqiptarja.com thanë se 31-vjeçarja Elisa Tabaku me banim në Tiranë, është stuardesë në një nga linjat e trageteve Durrës-Bari. Të njëjtat burime thanë se grupi në fjalë shpërndante drogën në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Pas një hetimi gjashtë mujor Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Policnë Durrës në bashkëpunim më Prokurorinë finalizuan me sukses operacionin e koduar "Miks?, për shkak të lojeve të ndryshme të lëndës narkotike të zbuluar.

Ata akuzohen për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? në bashkëpunim

Të arrestuarit
Besmir Basha 30 vjeç, banues në Durrës
Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës
Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë
Elisa Tabaku 31 vjeçe, banuese në Tiranë
Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak

U sekuestruan
600 gr heroinë;
400 gr kokainë;
500 gr Cannabis Sattiva;
5 300 ?;
një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD;
10 telefona celularë.