Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një takim me studentët e Tiranës për të dëgjuar problematikat e tyre dhe çfarë mund të bëhet për t?i zgjidhur ato.
Duke folur përpara të pranishmëve, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha se arsimi duhet të zërë një vend më të madh në buxhetin e shtetit, ndërsa theksoi përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.
?Për të realizuar të gjitha ato gjëra që ne kërkojmë për arsimin, kushte më të mira, standarde më të mira, cilësi për të vazhduar pastaj tek infrastruktura, kurrikula më e mirë, lëndët e me radhë padiskutim që do të duhen financat për ta realizuar këtë. Jo më larg se disa muaj më parë ka kaluar edhe ligji i ri për arsimin e lartë, që gjithashtu kërkon një fond më vete për t?u implementuar. Ndaj në këtë çështje, unë mendoj dhe jam e bindur, arsimi duhet të zërë një vend më të madh në buxhetin e shtetit. Krahasuar me vitin që shkoi, ngelemi në të njëjta nivele, për të mos thënë që diku mund të shikojmë edhe ulje?, ? tha znj. Mehmetaj

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lri-bashkebisedim-me-studentet-e-ut-mehmetaj-buxhet-me-te-madh-per-arsimin/