Pavarësisht se sezoni turistik eshte drejt mbylljes edhe per shkak te temperaturave ne renie, ende jane te shumte kosovaret qe vijne ne Shqipëri per pushime disa ditore. <br />Sipas te dhenave ne piken kufitare te Morines, me e madhja ne vend qe lidh Shqipërinë me Kosovën, kalojne kufirin rreth 2500 persona ne dite. Sipas tyre, Shqipëria eshte nje mundesi e mire per te kaluar fundjavën. Por me dhjetëra qytetare te tjere nga Kosova kalojnë kufirin per tregti. Radhët e kamionëve qe tranzitojne mallra janë te gjata sidomos ne fillim dhe ne fund te muajit. Ne doganen e Morines kane kaluar deri ne 20 mije kalimtare ne dite qe jane deklaruar si turiste. Ndaj tyre aplikohen masa lehtësuese per kalimin e kufirit te pakten deri ne daten 1 tetor kur mbyllet edhe sezoni turistik.