Ideja:

Nëpërmjet këtij emisioni, do të sillen në ekranin e "Vizion +", personazhet dhe personalitetet më të rëndësishme, më me ndikim dhe më të spikatura të botës shqiptare, nga të gjitha fushat e jetës: politikë, administrim, biznes, media, art, sport, etj.

Qëllimi:

Të evidentohen, promovohen dhe sillen në ekran, arritjet dhe vlerat më të mira shqiptare. Personazhet që kanë ndërmarrë vendime të rëndësishme me interes të gjerë publik, që kanë arritur suksese të dukshme, realizuar vepra të spikatura, që kanë marë vlerësime, apo kanë arritur nivele dhe standarde të reja, duke u shndërruar në modele dhe histori suksesi.

Struktura:

Emisioni është i ndërtuar mbi dy kolona kryesore:

a.- Intervista e drejtpërdrejtë me protagonistin.

b- Inserte, kronika, pamje filmike, fotografi, të dhëna statistikore, grafikë, opinione, lidhje direkte, etj. Materiale këto, të përgatitura më parë nga stafi, në funksion të një emisioni informues, atraktiv dhe që i sjell personazhet në plotshmërinë e tyre.

I gjithë emisioni prezantohet dhe intervistat zhvillohen në studio. Në raste të veçanta, kur protagonisti nuk është brenda territorit të Shqipërisë, apo e ka të pamundur që të jetë në studio në kohën e realizimit të emisionit, intervista realizohet në një ambient tjetër, të përshtatshëm dhe prezantimi bëhet në studio.