Surprise Me!

Intervista - 28 shtator 2011 - Vizion Plus

2015-11-21 6 Dailymotion

Emisioni "Intervista" ka startuar me protagonist Spartak Ngjelen dhe refleksionet e tij për regjimin komunist te publikuara ne librin "Përkulja dhe rënia e Tiranes shqiptare 1957-2010". Përballë gazetarit Alfred Peza, Spartak Ngjela, njeriu qe provoi te dyja anët e regjimit komunist, jetën ne bllok dhe burgosjen për agjitacion propagande, ka rrëfyer Shqipërinë nen diktaturën e Enver Hoxhës dhe gabimet e tij qe ende rëndojnë mbi shqiptaret. Ngjela ne emisionin "Intervista" ka sjelle edhe historinë interesante te kërkimit te naftës ne Shqipëri nga amerikanet ne vitet '70. Duke folur për shoqërinë ne kohen e regjimit komunist Ngjela ka treguar treshen e shkrimtareve me te pushtetshëm ne kohen e diktaturës: Kadare, Agolli dhe Fatos Arapi. Analiza e Spartak Ngjeles për regjimin komunist nuk kufizohet vetëm tek dhuna apo privimet e atij regjimi, por përfshin edhe përshkrime për modën, dashurinë, martesën dhe zakonet e asaj kohe.

Buy Now on CodeCanyon