Surprise Me!

BB: Mosbesim për pronat - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0 Dailymotion

Agjencia e kthimit dhe kompensimit te pronave është renditur e fundit për nga besimi qe publiku ka ndaj zyrave shtetërore.<br />Ne një raport te Bankës Botërore mbi pronat e paluajtshme ne Shqipëri, evidentohet se shqiptaret kane me shume besim tek ushtria, apo drejtuesit fetare, ndërsa tek qeveria parlamenti dhe zyra e pronave besimi është minimal. Qytetaret fajësojnë qeverinë ndërsa vete pronaret e konsiderojnë zyrën e pronave te dështuar. Qeveria çdo vit përcakton një fond prej 5 milion dollarësh për kompensimin e pronareve, një shume modeste përballë kërkesave te larta. Ndërsa kompensimi fizik ende nuk ka nisur. Duke iu referuar këtij raporti dhe problematikave qe shoqëron procesin e pronave ne Shqipëri, Banka Botërore i sugjeron qeverise shqiptare mënyrën se si ti japë zgjidhje faturës se larte për kompensimin e pronareve. Për Bankën procesi i kompensimit po zvarritet prej vitesh për shkak te mungesës se vullnetit politik. Çështja e pazgjidhur e pronave është kthyer ne faktorin kryesor te vrasjeve ne vend. Ngjarja tragjike e ndodhur pak dite me pare ne Gjykatën e Lezhës apo ekzekutimi mafioz i gjyqtarit Skerdilajd Konomi ne Vlore kane nxjerrë edhe me ne pah nevojën urgjente qe kërkon zgjidhja e çështjes se pronave ne vend.

Buy Now on CodeCanyon