Viti i ardhshëm shkollor pritet ta gjeje Kosovën dhe Shqipërinë me te njëjtën abetare. Lajmi u konfirmua nga ministri i Arsimit te Shqipërisë Myqerem Tafaj, pas takimit me homologun e tij kosovar Rame Buja. <br />Ministri Tafaj theksoi se te dy vendet duhet te punojnë për hartimin e teksteve te tjera arsimore te njëjta për nxënësit shqiptare, çka do ti hapte rrugën hartimit te diplomave te përbashkëta. Ministri i Arsimit te Kosovës tha se ne komisionin për hartimin e abetares se përbashkët mund te marrin pjese edhe përfaqësues te trevave te tjera, ku ka shqiptare. Ministri i Arsimit te Shqipërisë u prit edhe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ku teme kryesore ishte hartimi i abetares se përbashkët. Ne këtë takim te dyja vendet kane shprehur gatishmërinë qe abetarja e përbashkët te hyje ne përdorim gjate vitit shkollor 2012 -- 2013.
