Festa e Kurban Bajramit ka shtyre për te hënën numërimin e votave për asamblenë e re te PS. Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë te ditur se kutitë e votimit janë sjelle pas mesnate ne selinë roze, por numërimi do te nise te hënën ne orën 09:00 te mëngjesit, për shkak se dita e diele është feste zyrtare. <br />Procesi i numërimit do te kryhet nga 41 persona qe do te ndahen ne grupe për te proceduar sa me shpejt, por pavarësisht numrit relativisht te madh te numëruesve, procesi do te kërkojë rreth 3 dite kohe. Shkak për vonesën e rezultatit është fleta e votimit, e cila ka 188 emra kandidatesh, nga te cilët do te zgjidhen 121 anëtarët e rinj te asamblesë. Ne listën e kandidateve te Asamblesë Kombëtare bie ne sy rikthimi i figurave te larguara prej kohesh, si Bukurosh Stafa, deputeti qe mori pjese ne seancën e votimit te Bamir Topit si president, ish-ministri i energjetikes Viktor Doda, ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli, Ilir Zela, Musa Ulqini etj. Përkrah tyre, lista e Asamblesë ka edhe figura te reja si pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, apo ish-diplomati Bashkim Zeneli. Emrave qe do te dalin nga kjo lista iu bashkëngjiten edhe 111 socialistet qe janë automatikisht anëtarë te Asamblesë Kombëtare. Do te jete ky forum qe me pas do te zgjedhe kryesine e re dhe sekretariatin e partisë me te madhe te opozitës. Ndërkaq ditën e hënë PS pritet te publikoje një oferte te re për maxhorancen ne lidhje me integrimin sa me te shpejte te vendit ne Bashkimin Evropian.