Surprise Me!

Buxheti 2012 më i ulët se 2011 - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0 Dailymotion

Përtej deklaratave zyrtare se buxheti i 2012 do te jete me i madhi i te gjitha kohërave, shifrat flasin te kundërtën.<br />Buxheti për vitin e ardhëm është me i ulet se drafti fillestar i vitit 2011, konkretisht te ardhurat e parashikuar ne vitin e kaluar ishin 362 miliard lekë, ndërsa parashikimi për 2012 është 355 miliard. Këto shifra flasin për një situate aspak optimiste ne mbledhjen e te ardhurave, te cilët ne dy vitet fundit kane rezultuar me pak se parashikimet. Por fondet ne buxhetin e ardhshëm janë tkurrura edhe për investimet publike. E thënë ne shifra, janë parashikua për shkolla, rruge apo ujësjellës rreth 69 miliard leke, afro 10 miliard me pak se 2011. Edhe ne këtë shifër te investimeve publike, pjesën me te madhe e mbajnë financimet e huaja. Komuniteti i biznesit i cili preket direkt nga ky shkurtim fondesh i kërkon qeverise qe te ule shpenzimet kornete jo ato për investime. Qeveria pranon se ka hartuar një draft konservator, për shkak edhe te efekteve qe mund te sjelle kriza greke dhe ajo Italinë si dhe zhvillimeve ne tërësi ne eurozone.

Buy Now on CodeCanyon