15 nxënës shqiptarë nga fshati Çiflik i Shkupit kanë përfunduar në spital mbrëmë, pas një sulmi të kryer ndaj autobusit me të cilin po ktheheshin nga shkolla. Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00, kur një grup prej rreth 20 personash të maskuar dhe me shufra hekuri e druri kanë ndaluar autobusin, duke hyrë në të, e duke qëlluar mbi nxënësit e shkollave të mesme. <br />Sipas autoriteteve mjekësore të spitalit në Shkup, një nga nxënësit e dhunuar ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa gjendja e 14 të tjerëve është e përmirësuar. Vendi ku ndodhi incidenti banohet vetëm nga maqedonas dhe nxënësit shqiptarë për t'u kthyer në fshtrat e tyre duhet që detyrimisht të kalojnë pranë këtij lokaliteti, në të cilin edhe më parë janë regjistruar incidente të kësaj natyre. Ngjarja e rëndë ka ngjallur edhe reagimin e partive shqiptare në Maqedoni, ku PDSH ka kërkuar një mbledhje urgjente të Parlamentit, ndërsa BDI ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi dy të rinj shqiptarë u vranë nga një polic maqedonas në Gostivar, ngjarje që ngjalli reagime të shumta dhe protesta. <br /> <br />15 Albanian students from the village of Skopje Çiflik ended in hospital last night after an attack perpetrated against bus which was returning from school. The attack occurred around 20:00, when a group of about 20 masked with wooden bars have stopped the bus, going into it, hitting on high school students. <br />According to medical authorities in Skopje hospital, one of the abused children in danger to life, while others state 14 is improved. Place where the incident occurred only inhabited by Macedonian and Albanian students to return to their villages must necessarily pass by this location, which previously have been recorded incidents of this nature. The event has generated severe reaction Albanian parties in Macedonia, where ADP has requested an emergency session of Parliament, while the BDI has called an extraordinary meeting of the board. The incident comes just days after two young Albanians were killed by a Macedonian policeman in Gostivar, events which triggered numerous reactions and protests.
