Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule është rikthyer ne Tirane pas një viti, duke gjetur një klime politike krejt ndryshe nga ajo e 30 marsit te kaluar.<br />Tashme qe Shqipëria ka lënë pas krizën politike dhe palët po bashkëpunojnë prej muajsh ne parlament, komisioneri Fyle ka përcjellë mesazhe pozitive për statusin e vendit kandidat, duke u ndalur kryesisht tek sfida e re e politikes: zgjedhja e presidentit te republikës. Nëpërmjet komisionerit Fule, Bashkimi Evropian u ka kërcuar liderëve politike një mesazh te qarte:"Zgjerimi nuk është një proces vetëm për te numëruar çfarë u be dhe çfarë nuk u be, zgjerimi është një proces sa teknik aq edhe politik. Shtetet anëtare kur te marrin ne shqyrtimin rekomandimin e Komisionit Evropian për Shqipërinë do te shohin sigurisht një panorame me te gjere dhe ne këtë kontekst, zgjedhja e presidentit luan një rol shume te rëndësishëm," është shprehur Fule. Gjate konferencës se përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, komisioneri ka kërkuar një proces negociatash për zgjedhjen e kreut te shtetit duke treguar edhe identikitin qe BE ka për presidentin e shqiptareve. "Unë mora angazhimin e kryeministrit qe zgjedhja e presidentit do te zhvillohet përmes negociatave. Nuk kam ardhur qe te jap këshilla se si duhet bere ky proces, por dua te nënvizoj se zgjedhjet presidenciale duhet te çojnë ne zyrën e kreut te shtetit një figure qe reflekton frymën e kushtetues dhe përfaqëson unitetin e popullit," ka deklaruar Fule. Pas këtij takimi, kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht edhe ftesës se liderit te opozitës për tu takuar për çështjen e Presidentit, por kjo, sipas tij, nuk mund te ndodhe para 24 majit, kur sipas kushtetutës nisin procedurat. Pas takimit me kryeministrin Berisha për here te pare komisioneri Fule ka mbajtur një fjale ne parlament, ku ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit politik për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe atë ne gjyqësor. Rëndësia e përfundimit te reformave ne afatet e kërkuara, si dhe zgjedhja e presidentit është diskutuar edhe ne takimin mes komisionerit Fule dhe liderit te opozitës, Edi Rama.<br /><br />Enlargement Commissioner Stefan Fule has returned to Tirana after a year, finding a political climate very different from that of last March 30.<br />Now that Albania has left behind the political crisis and the parties have been cooperating for months in Parliament, Commissioner Fule convey positive messages about the status of candidate country, focusing primarily on new policy challenges: the choice of president of the republic. Through Commissioner Fule, the European Union has kërcuar political leaders a clear message: "Expansion is not a counting process only to what was done and what was done, the expansion is a technical process as well as political. When member states take into consideration the recommendation of the European Commission to Albania will certainly see a broader view and in this context, the election of the president plays a very important role, "said Ful...
