Surprise Me!

Arvizu flet për presidentin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1 Dailymotion

Ndërsa ne Tirane janë intensifikuar kontaktet politike për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shprehet se procesi qe do te finalizoje presidentin e ardhshëm do te ndikoje ne perceptimin e votuesve ne vitin 2013. I ftuar ne emisionin "A Show" te Adi Krastes ne "Vizion Plus", Arvizu nënvizoi se nga përvoja rezulton se president mund te zgjidhet jo një emër qe përflitet ne fillim. Diplomati i larte shtoi se politika duhet te jete e kujdesshme ne këtë proces. "Marrim zgjedhjen e presidentit për shembull. Do ta shohim se si do të zhvillohet, por, mënyra se si presidenti do të zgjidhet mendoj se do të ndikojë perceptimin e votuesve në vitin 2013, pavarësisht nëse ata mbështesin PS, PD apo një parti të tretë. Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme, personi që del president nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim. Nëse do të ishte një gare kuajsh do të ishte kali i zi, ose dikush që s'ta merr mendja, jo dikush për të cilin njerëzit flasin. Por ndoshta nuk do të jetë kështu. Mendoj se kjo është ajo që e bën interesante," u shpreh Arvizu. Ndonëse me një gjuhe te kujdesshme, ambasadori ka zbuluar dhe disa mesazhe te dhëna nga Sekretarja e Shtetit Clinton gjate takimit me Berishën ne Uashington. "Sekretarja Clinton e bëri shumë të qartë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për popullin shqiptar, këtë vend të mrekullueshëm, si dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal, për atë që po bën si vend anëtar i NATO-s, apo përparime që kanë ndodhur këtu në 21 vitet e fundit. Mendova gjithashtu se ajo ishte shumë e qartë në shprehjen e shpresës dhe disa nga shqetësimet tona për përparimin e ngecur në disa fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti ligjor. Kështu pra, mendoj se mesazhet e SHBA ishin shumë të qarta," deklaroi diplomati amerikan. I ftuar te martën mbrëma ne emisionin "A Show" ishte edhe kryetari i kuvendit ete Kosovës Jakup Krasniqi, i cili foli për here te pare për një perceptim qe populli i Kosovës ka për një shkëmbim territoresh me serbet, duke i dhënë atyre veriun, ne këmbim te luginës se Preshevës. Kryeparlametari Krasniqi foli edhe për hetimet ndaj ish-ministrit te Transporteve Fatmir Limaj, duke theksuar se procesi ndaj tij ishte një tentative për te goditur një figure emblematike te politikes kosovare.<br /><br />Ndërsa ne Tirane janë intensifikuar kontaktet politike për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shprehet se procesi qe do te finalizoje presidentin e ardhshëm do te ndikoje ne perceptimin e votuesve ne vitin 2013. I ftuar ne emisionin "A Show" te Adi Krastes ne "Vizion Plus", Arvizu nënvizoi se nga përvoja rezulton se president mund te zgjidhet jo një emër qe përflitet ne fillim. Diplomati i larte shtoi se politika duhet te jete e kujdesshme ne këtë proces. "Marrim zgjedhjen e presidentit për shembull. Do ta shohim se si do të zhvillohet, por, mënyra se si presidenti do të zgjidhet mendoj se do të ndikojë perceptimin e votuesve në vitin 2013, pavarësisht nëse ata...

Buy Now on CodeCanyon