Pamjet e ardhjes se te plagosurve te pare te aksidentit tragjik ne Spitalin Ushtarak te Tiranes jane te prekshme. Helikopterët e ministrisë se shëndetësisë, kane transportuar ne kryeqytet pjesen me te madhe te te aksidentuarve nga 22 te plagosur, kryesisht ata qe ndodheshin ne gjendje me te rende shëndetësore. Fatkeqësisht, gjate transportit te pare me dy prej studenteve, njëra prej tyre ndërroi jete ne Spitalin Ushtarak. Edhe pse gjendja ka qene kaotike, spitali ushtarak sipas drejtuesve pati ne dispozicion te situatës e te plagosurve, mbi 60 mjeke. Aktualisht, katër prej te plagosurve qe ndodhen ne këtë spital janë ne gjendje te rende për jetën. Nga ana tjetër ne spitalin e Vlorës, kane mbetur për tu kuruar vetëm ata te plagosur te cilët ishin ne gjendje me te mire shëndetësore. Edhe aty situata ka qene e tensionuar, për shkak se trupat e viktimave janë transportuar për ne morgun e spitalit, ne mënyre qe t'iu behej identifikimi. Madje për këtë arsye do te bëhen edhe analizat e AND-së. Ndërsa ne spitalin e Himares, mësohet se nuk ka me asnjë te plagosur për te marre ndihmën mjekësore.
