Një ligj organik për funksionimin e presidencës dhe reforma ne drejtësi. Këto janë 2 prioritet e punës se Presidentit te ri te Republikes, Bujar Nishani. Ne intervistën e pare televizive, dhënë ekskluzivisht për "Vizion Plus", nga zyra ku do te qëndrojë përgjatë 6 javëve te tranzitimit te pushtetit presidencial, zoti Nishani deklaron se drejtësia është një fushe ku duhet ndërhyrë energjikisht. Lenia e detyrës si ministër i Brendshëm dhe deputet dhe votimi ne parlament si President, ia ka ndryshuar menjëherë jetën zotit Nishani dhe familjes se tij. Kryetari i ri i shtetit nuk ka humbur asnjë dite kohe për te formatuar stafin e ngushte me te cilin do te punoje ne Presidence. Ndërsa nuk mungojnë kontaktet dhe urimet për detyrën qe edhe atij i ka ardhur surprize. Edhe pse nuk u votua nga opozita, zoti Nishani premton marrëdhënie te mira me te. Madje, si për te vërtetuar këtë, ne grumbullin e gazetave te përditshme qe ka ne tavolinën e punës, e para është ajo e Partisë Socialiste, "Zeri i Popullit".
