Surprise Me!

Imami përdori ushtrinë ne feste - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1 Dailymotion

Ministria e Mbrojtjes dhe trupat ushtarake, megjithëse sipas Kushtetutës duhet te qëndrojnë larg çdo funksioni apo përfshirjeje ne aktivitetet partiake, u vu ne shërbim te PD-se ne festen e organizuar ne 22 mars te këtij viti. Ky është dokumenti i siguruar nga "Vizion Plus", qe fakton se mjetet ushtarake te brigadës se mbështetjes rajonale janë vene ne shërbim te plote te një feste partiake. Ne librin e daljeve te automjeteve, janë shënuar emrat e ushtarakeve dhe civileve te repartit, por dhe mjetet apo vinçat qe u përdorën për te ngritur podiumin e festes dhe elementeve te tjerë dekorative. Ato përfshijnë 3 data: 20 mars, 21 mars dhe 23 mars 2012. Destinacioni i mbërritjes dhe transportit te mjeteve është saktësisht sheshi "Nene Tereza", aty ku u mbajt një miting thellësisht partiak. "Vizion Plus" ka bere publike ditët e fundit te tjera skandale qe mbajnë firmën e ministrit te mbrojtjes Arben Imami. Përmes këtyre dokumenteve provohet se me urdhër te ministrit u blenë aparatura përgjimi dhe mjete te posaçme luftarake, pikërisht 2 dite para protestës se opozitës ne 21 janar 2011. Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Sula, u detyrua te jepte dorëheqjen nga presioni i mediave qe publikoi skandalet ne këtë institucion. Tre dite me pare, ministri Imami emëroi zëvendësdrejtor te SHIU-ut Roland Demirajn, ndërsa nuk është shprehur enden për fatin e pozicionit te kreut te shërbimit. Ministri i Mbrojtjes shpërfilli gjithashtu mendimin e grupit te punës ngritur posaçërisht për opinion për blerjen e 5 helikopterëve për transport te personaliteteve VIP. Madje, për shkak se vlerësimi i eksperteve rrezoi kontratën e qeverise, duke i konsideruar te papërshtatshme këto mjete për transport ajror, ministri Imami e shkriu këtë grup dhe ngriti një tjetër. Një tjetër shkelje e rende ne Ministrinë qe drejtohet nga Imami qe prej 2009 është shpërndarja e fondeve buxhetore, ku kane ndryshuar ne mënyrë te paqarte prioritetet ne investime, duke mos u shpjeguar ne kundërshtim me ligjin se ku shkojnë 83% e fondeve.

Buy Now on CodeCanyon