Surprise Me!

Sfidat e ndryshimeve klimatike - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 8 Dailymotion

Ndryshimet klimatike përveç dëmit që sjellin në mjedis, shoqërohen edhe me një kosto të madhe financiare, duke e bërë të domosdoshëm bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Në një konferencë ku merrnin pjese përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme të Ballkanit, ministri i mjedisit Fatmir Mediu propozoi hartimin e një strategjie të përbashkët për zbutjen e efekteve që vijnë si pasojë e ngrohjes globale, duke sjelle edhe shembujt konkretë për efektet që ky fenomen ka dhënë në Shqipëri. Pjesëmarrës në këtë konferencë, ambasadori i BE-së në Shqipëri Etore Sequi, tha se Shqipërisë i duhet ende shumë punë në zbehjen e efekteve që jep ngrohja globale. Në kuadër të konferencës, gjashtë vende të rajonit, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Çekia, Mali i Zi dhe Turqia, vendosën ndërtimin e një strategjie të përbashkët për t'i bërë ballë sfidave të ngrohjes globale. Deri tani, sipas studimeve të bëra mendohet se temperatura në fund të shekullit do të jetë afërsisht 5 gradë Celsius më e lartë.<br /><br />Climate change except that bring harm to the environment, accompanied by a huge financial cost, making the necessary cooperation between the countries of the region. At a conference attended by senior representatives from different Balkan countries, Environment Minister Fatmir Mediu proposed the development of a common strategy to mitigate the effects that come as a result of global warming, bringing concrete examples of the effects that this phenomenon has given to Albania. Participants in the conference, EU Ambassador to Albania, Ettore Sequi, said that Albania needs a lot of work in weakening the effects that gives global warming. Within the conference, the six countries of the region, Albania, Kosovo, Macedonia, the Czech Republic, Montenegro and Turkey decided building a common strategy to face the challenges of global warming. So far, according to studies conducted believed that the temperature at the end of the century will be about 5 degrees Celsius higher.

Buy Now on CodeCanyon