Surprise Me!

A Show - 18 Dhjetor 2012 Pj.1 - Talk Show

2015-11-22 0 Dailymotion

https://www.facebook.com/AShowPage
http://www.vizionplus.tv

E ftuar ne studion e A Show Milena Harito

Milena Harito mund të konsiderohet ndër shqiptaret e para që nisi punë në profesionin e saj, pas largimit nga Shqipëria, fill pas rënies së regjimit komunist. Studente me medalje ari në informatikë, ajo zgjodhi Francën, ku në prill të vitit 1991, nisi punën si inxhiniere informatike. Vetëm një vit më pas, vendosi të heqë dorë nga puna dhe fitimin ta investojë në studime më të larta master, e pastaj doktoraturë në shkencat informatike. Rezultatet e shkëlqyera në këto studime i dhanë mundësinë të pranohet në qendrën më të madhe të inovacionit për telekomunikacionet në Europë. Më pas u promovua si anëtare e drejtorisë së strategjisë së kolosit "France Telecom", një strukturë e ngushtë mendjesh të përzgjedhura përmes një procesi të thellë analitik, që drejton të gjitha rrjetet e telekomunikacioneve franceze, me një xhiro vjetore 50 miliardë euro. Pas 20 vjetësh largim nga Shqipëria, Milena Harito vjen për të drejtuar programin e PS-së për çështjet e telekomunikacionit dhe zhvillimit dixhital. Por përveç kontributit profesional në politikë hyn edhe një femër tjetër, çka i dyfishon sfidat. Për më tepër, Harito, në intervistën e saj ne A SHOW perballe Adi Krastes zbulon se cfare e shtyu te merrte kete vendim....

Buy Now on CodeCanyon