Surprise Me!

Koço Kokëdhima për Himarën dhe Greqinë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1 Dailymotion

https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://www.vizionplus.tv/

Prej shpalljes së pavarësisisë së saj, rreth 100 vjet para Shqipërisë, Greqia programoi helenizimin dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë, përfshirë edhe Himarën. Botuesi Koço Kokëdhima, me origjinë nga Qeparoi i Himarës, në një intervistë për gazetën "Shekulli", bën një analizë të strategjisë greke për të përhapur gjuhën e ndikimin helen në këtë zonë.

"Greqia fitoi pavarësinë gati 100 vjet para Shqipërisë dhe programoi helenizimin dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë, përfshi Himarën. Nën këtë strategji është punuar për të përhapur gjuhën e ndikimin grek në Himarë dhe gjithmonë janë financuar mercenarë të Megali Idhea-s. Mercenarët e Megali Idhea-s e përdornin si argument kryesor arsyetimin se, derisa Kurveleshi e Labërisa u bënë turke (përqafuan fenë islame), pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë që e lufton Turqinë ashtu si edhe ne? Këta mercenarë kanë shkaktuar shumë incidente, që janë paguar me gjak e sakrifica nga banoret e fshatrave tona nëpër vite." (Lexo artikullin e plote)

Kokëdhima, vijon më tej, duke thënë se ka qenë politika për greqizimin e Himarës, ajo që e ka bërë këtë pjesë të Shqipërisë që ende sot të përflitet si tokë greke. Sipas tij, duke përfituar nga fakti se ajo ishte zonë e izoluar, sillogjet greke e shfrytëzuan për ta paraqitur si fortesë të Greqisë.

Buy Now on CodeCanyon