Surprise Me!

Shifrat reale për punësimin - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0 Dailymotion

Deklaratat e dy forcave më të mëdha politike për rritje te punësimit në Shqipëri me disa mijëra vende, shihen nga ekspertët si të ekzagjeruara. Zef Preçin mendon se fokusimi i debateve politike te problemet social- ekonomike është pozitiv, por kjo nuk do të thotë që politika të prodhojë shifra jo reale.<br />Sipas tij, partite duhet që të kenë në vëmendje politika konkrete se si të nxitin punësimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kryetari i dhomës se tregtisë Nikolin Jaka thotë se në bazë të statistikave që ka bashkimi europian, kostoja e një biznesi për të hapur një vend pune shkon rreth 15 mijë euro. Zyrtarisht sipas INSTAT numri i të papunëve në Shqipëri për 2012-tën arriti afërsisht 142 mijë.

Buy Now on CodeCanyon