Odiseja e dy peshkatarëve te humbur ne det mbyllet me fund te lumtur. 24 ore nga zhdukja ne bregdetin e Vlorës, te rinjtë vlonjate Fatmir Ismaili dhe Gezim Bashllari, janë gjetur te gjalle ne gomonen e tyre, disa milje larg bregut te Durrësit. Për fat te mire, dy peshkatarët janë pikasur ne afërsi te gjirit te Durrësit nga një kroçere me turiste qe udhëtonte nga Italia. Kapiteni i "Costa Voyager" tregon se dy te rinjtë i kane pare rreth orës 7 te mëngjesit teksa kishin ngritur duart lart dhe kërkonin ndihme. Ata ishin te rraskapitur dhe nuk kishin fuqi te ngjiteshin ne bord.<br />Mes kureshtjes se qindra turisteve, rreth orës 10 te paradites dy peshkatarët e shpëtuar kane lëne Kroçeren dhe kane hipur ne një ambulance qe i priste ne port. Drejtues te kapitanerisë se Portit dhe ministri i transportit Sokol Olldashi te përgatitur per te pritur kroçeren me turiste e cila sipas intenerarit do te qëndroje ne Durrës, kane shprehur vlerësimi për operacionin e shpëtimit. Dy peshkatarët e gjetur nga Kroçera me turiste, i janë nënshtruar disa ekzaminimeve mjekesore si dhe jane marre ne pyetje nga policia ne lidhje me zhdukjen e tyre ne det. Pas procedurave ata do te nisen drejt Vlorës. Ndërkohe ka marre fund edhe ankthi per dy familjarET e peshkatarëve 25-vjeçare. Nena e Gezim Bashallit sapo ka mësuar lajmin e gjetjes se djalit shprehet e lumtur dhe mezi pret kthimin e tij ne shtëpi. Një dite me pare dy te rinjtë vlonjate kishin dale për peshkim ne bregdetin e Vlorës. Ne afërsi te Zvernecit kur moti nisi te përkeqësohej dy peshkatarët kane kërkuar ndihme pasi ndodheshin ne rrezik. Mëngjesin e se premtes policia kufitare ka nisur kërkimet por ato u ndërprenë ne mbrëmje për shkak errësirës.
