Surprise Me!

Çuçi dhe Manjani, pozicioni për KQZ dhe KZAZ - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1 Dailymotion

Dy partite kryesore te opozites, PS dhe LSI këmbëngulin ne paligjshmërinë e kërkesës se maxhorances per lirimin nga detyra te nje anëtari te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.<br />Sipas Bledar Çuçit, nënsekretar per çeshtjet zgjedhore ne PS, argumentat për balanca politike ne KQZ jane te pavlefshme pasi KQZ, është ndërtuar si institucion i pavarur. Ne te njejten linje nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani thekson, se nuk do te kete kompromis politik ne dem te ligjit, pasi mandati i Ilirjan Muhos nuk mund te ndërpritet. Sipas Manjanit nuk do te kete nje kërkese per zëvendësimin e anetarit te PBDNJ, me nje përfaqësues te LSI, pasi ndryshimet ne KQZ, jane te paligjshme. Situata paraqitet ndryshe ne komisionet e nivelit te dyte, riformatimi i te cilave kërkohet gjithashtu nga maxhoranca. Sipas Çuçit dhe Manjanit kërkesa per balancim politik qëndron, por duhet pritur zyrtarizmi i koalicioneve. Lëvizja e LSI drejt aleancës me PS ka bere qe aktualisht shumica e anëtarëve ne KQZ t'i takoje opozitës, 4 me 3. Ne rast se maxhoranca me forcën e kartonit diten e hene miraton lirimin e Ilirjan Muhos dhe emërimin e nje prej kandidaturave te PR, ajo rimerr shumicën ne këtë institucion. Ndërkohë, qe levizjet ne komisionet e nivelit te dyte pritet te jene me te forta. Aktualisht opozita dominon KZAZ 5 me 2 ne 45 te tilla dhe 4 me 3 ne 44 kzaz e tjera. Emerimi i nje anëtari te PR, ne vend te përfaqësuesit te LSI, do te pasohet me shkarkimin e përfaqësuesve te PBDNJ, per t'i dhene serish komisioner LSI-së.

Buy Now on CodeCanyon