Partia Socialiste ka denoncuar dështimin e radhës se qeverise Berisha gjate tete viteve te qeverisjes se saj. Ne një deklarate për shtyp deputeti i Partisë Socialiste Pirro Lutaj tha se një nga 100 dështimet e kësaj qeverisje është ai me rendin. Sipas Lutajt pasiguria ne rruge është rritur me 220 % ndërsa drejtuesit me larte te policisë janë te lidhur me krimin "Ndershmëria e personelit u godit rëndë kur Policia e Shtetit u kap nga kupola e Ministrisë së Brendshme me lidhje të shkurtra me botën e krimit. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo kupolë ka tradhtuar Policinë e Shtetit, duke tradhtuar njerëzit e ndershëm e më të përgatitur brenda saj. Këta ose janë larguar, ose janë hedhur në katër rrugë, ose janë detyruar të heshtin, duke shkaktuar një shkatërrim moral të gjithë Policisë së Shtetit.Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit sot garantojnë rrugët e kontrabandës dhe administrojnë të gjitha të ardhurat nga korrupsioni. Tradhtia e përditshme që i bëhet Policisë së Shtetit, ka fytyrën e trios Flamur Noka (Ministër i Brendshëm), Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Kjo është dora e rrënimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit". Lutaj premtoi se qeveria e majte qe ne 300 ditët e para do ta rivendose policinë e shtetit ne krye te detyrës dhe Shqipëria do te shohë me sytë e saj një polici te rilindur.