Surprise Me!

David Foenkinos i "Delikatesa" në Tiranë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 3 Dailymotion

Nëse nuk e keni lexuar romanin "Delikatesa", mbase prania për here te pare ne Tirane e këtij shkrimtari, do t'ju beje ta merrni me vete librin ne çanten tuaj te pushimeve! Ky është David Foenkinos! 39-vjeçari i cili prej vitit 2001 kishte publikuar 8 romane, gjeti papritur suksesin duke u shndërruar ne person publik, jo vetëm ne France por edhe Europe, pasi krijoi historinë e Natalise dhe botoi "Delikatesen". Duke folur per Vizion Plus, Foenkinos, tregon se ardhja ne Shqipëri pas përkthimit te romanit te tij nga Edmond Tupja, ishte nje kureshtje e madhe. "Per çdo shkrimtar eshte kenaqesi te udhetoje e te takoje lexuesit e tij. E njejta gje vlen edhe per mua, pas publikimit te librit tim ne muajin shkurt ketu ne Shqiperi. Ju me pyetet se si e përjetova famen, edhe pse krijoja prej vitesh, po askush s'me njihte?! E verteta eshte se suksesi eshte fati qe ëndërron çdo krijues. Per mua kjo enderr u realizua ne vitin 2009 pas botimit te romanit "Delikatesa"". Por pse ky roman u shndërrua ne bestseller, aq sa te përkthehej ne 30 gjuhe te ndryshme e te shndërrohej gjithashtu edhe ne film, me nje protagoniste te suksesshme si aktorja Odri Tety?! Ne kete pike, Foenkinos bie dakord me deklaratat e përkthyesit te tij shqiptar, Tupes, se Natalia ne roman, eshte si Zhuljeta qe mbetet e ve dhe gjen forcën per t'u riperterire. "Kjo qe paska thënë perkthyesi im qenka e mrekullueshme dhe shume e vërtete! Sigurisht, pasi m'u kerkua qe romanin ta ktheja ne skenar per nje film, pata ngurim pasi te gjithe e dime se jo shpesh librat kthehen ne filma po aq te suksesshëm. Por mesazhi eshte i njejte ne te dyja rastet. Eshte aftësia e zemrës per t'u ripërtërire e per te gjetur rilindjen edhe pas humbjes se madhe." Dhe ne fakt, ne roman vejusha Natali, pas vdekjes se bashkëshortit, ngre nje kala rreth emocioneve te saj, duke mos lejuar askend te hyje ne te. Por nje dite ndodh e papritura, pasi siç e mbyll Foenkinos, "Delikatesa" ne boten ku jetojme sot do te thotë..." arti i përkujdesjes. Te gjithë kemi nevoje për te apo jo?!

Buy Now on CodeCanyon