https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/vizionplustv
http://www.vizionplus.tv

Edhe pse në mbledhjen e ditës së premte pritej një test i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve përsa i përket marrjes së vendimit me shumicë të cilësuar, e cila kërkon minimalisht pesë anëtarë, KQZ vendosi që hedhja e shorteut i cili do të vendoste renditjen e partive politike në fletën e votimit të konsiderohej një akt i thjeshtë. Kjo shkaktoi debate të ashpra mes përfaqësuesve te Partive dhe kryetares se KQZ, pasi socialistët e konsideruan këtë veprim si një shkelje të kodit zgjedhor.

Sipas shortit të hedhur në KQZ, Partia Socialiste do të renditet e 29-ta në fletën e votimit, ndërsa ajo e demokratëve do të radhitet në vendin e 43-të.

Përfaqësuesit socialistë kundershtuan dhe numerimin elektronik, pasi sipas tyre konstatimet e nxjerra nga adiministrata e KQZ-së nuk janë të plota, në një kohë që fletët që PS ka çuar pranë kësaj kompanie nuk janë testuar.

Në fund KQZ çoi për provën finale edhe sugjerimet e administratës për numërimin elektronik për kompaninë që do të kryejë këtë proçes në Fier.