https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv
Qarku i Durrësit është nje PRej qarqeve me te medha ne vend dhe ka 6 bashki, 10 komuna dhe 108 fshatra. Durresi i cili nxjerr 13 deputete ka nje populLSI PRej 266.823 banorë, nga të cilët 207.013 banojnë në zonat urbane dhe vetëm 59.810 banorë në zonat rurale.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 partia demokratike fitoi ne durres 7 mandate duke nxjerre deputete Ferdinand Xhaferin Albana Vokshi, Gazmend Oketa, Ylli Lama, Osman Metalla, Eduart Halimi dhe Igri Cara.

Socialistet moren 5 deputete dhe ne vendet fituese te listes ishin Blendi Klosi, Rudina Seseri, biznesmeni Hazir Gashi, drejtuesi lokal Gazmir Bizhga dhe mjekja Klodiana Spahiu.

Nje mandate ne kete qark fitoi dhe LSI , ne emer te se ciles fitoi Lefter Koka.

Demokratet kane dominuar Durresin ne zgjedhjet e vitit 2005 kur fituan 8 me 0, por kane humbur zgjedhjet lokale ne Bashkine e Durresit te mbajtura vetem 2 vjet me vone, fituan me shume mandate ne 2009 por ne zgjedhjet lokale te vitit serish Bashkia e Durresit i mbeti Partise Socialiste.

Partia Demokratike ka cuar ne Durres nje ekip pjeserisht te ri duke rikonfirmuar Eduard Halimin, Albana Vokshin dhe Igli Caren, ka zhvendosur nga Tirana Gent Strazimirin, ka cuar shefin e kabinetit te kryeministrit Oerd Bylykbashin, Osman Metallen si dhe Vullnet Topallin; ne nje vend te pasigurte ne liste eshte renditur edhe Lufter Xhuveli kreu i PAA.
Socialistet kane serish ne keto zgjedhje te parin ne Durres Blendi Klosin , Klodiana Spahiun dhe me pas Namik dokle, Ilir beqaj dhe Gentian Bejko.

LSI edhe kete here te parin ka vendosur ne liste Lefter Koken.
dy faktore te tjere jane te rendesishem ne kete qark.

Se pari FRD e cila kandidon ne kete qark Gazmend Oketen nje prej politikaneve me te njohur te viteve te fundit pretendon per mandate. Nga ana tjeter pritet te shihet efekti i Agron Dukes i cili para pak muajsh u largua nga Partia Socialiste dhe garon nen siglen e PR