"Kodi Zgjedhor tani ngarkon KQZ-në,të mbikëqyrë rregullat për financimin e fushatës nëpërmjet fondeve publike dhe jopublike. Subjekteve zgjedhore u kërkohet të regjistrojnë fondet që marrin, si dhe hapjen e llogarive të veçanta bankare për donacione më të<br /><br />mëdha se 100.000 lek ose rreth 770 euro. Jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ cakton ekspertë kontabël të kontrollojnë fondet e marra dhe<br /><br />shpenzimet për vetë fushatën. Ndërsa këto pika, janë një përmirësim i mirëpritur, transparenca e procesit do të rritej, nëse do të kishte dispozita për deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë fushatës. Ndërsa neni 91 i Kodit përcakton që KQZ mund të bëjë vetë verifikime të raporteve financiare të subjekteve zgjedhore, ai nuk përmban kritere për kryerjen e këtyre kontrolleve". Ky është konkluzioni i raportit përfundimtar te OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, për sa i takon kapitullit te "Financimit te Fushatës". Edhe ne këtë përfundim,duket qarte mungesa e transparencës lidhur me te ardhurat dhe shpenzimet e parave nga partitë,qe ne kohe fushate, kapin shifra marramendëse. Për here te pare Kodi elektoral për zgjedhjet e 2009-ës, ia njohu KQZ-se dhe eksperteve te auditit te caktuar me short nga ky institucion, te drejtën e verifikimit te shpenzimeve te partive, një kompetence qe me pare e kishte Kontrolli i Larte i Shtetit. Një vëzhgim i imët dhe i kujdesshëm i materialeve te auditit për zgjedhjet e 2009-ës, për Partine Demokratike dhe atë Socialiste, nxjerr te dhëna interesante për shpenzimet e fushatës, ndërsa me interesant, mund te konsiderohet fakti, se njohës te funksionimit te partive, thonë se gjithçka deklarohet është vetëm maja e ajsbergut. Pjesa me e madhe e parave, nuk duket, dhe nuk dihet, se nga vjen dhe ku shkon.....