Zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit ne Shqiperi, dallojne krahas te tjerash per perdorimin masiv te Facebook-ut dhe Twitter-it gjate fushates elektorale. Ky stad I ri komunikimit interaktiv politik, perfshi dhe Shqiperine, lidhet pikesepari me zhvillimin e teknologjise. Ai ka nje histori me shume se gjysem shekullore, qe fillon me perhapjen masive te televizionit ne SHBA.

Debate i pare mes zv/presidentit Nikson dhe kandidatit democrat Kenedi, nuk shenon vetem perballjen e pare televizive ne historine e SHBA-se, me 8 nentor 1960, por nje pike kthese ne komunikimin politik. Studimet tregojne se Kenedi arriti te fitonte zgjedhjet vetem fale komportimit te tij para kamerave.

Ne fushaten e vitit 1992, mes kandidatit Bill Cliton dhe presidentit Bush I, gara kalon ne nje stad te ri. Bill Clinton eshte kandidati I pare I cili perdor transmetimin satelitor, qe I mundesonte ketij te fundit te komunikonte drejt per drejt me votuesit, pa filtrimin e gazetarit.

Ne Zgjedhjet presidenciale te vitit 2008 presidenti obama eshte I pari kandidat I cili perdor rrjetet sociale: Facebook e twitter ne nej fushte elektorale. Strategjia e tij per komunikim te drejtperdrejt dhe interaktiv rezultoi aq e sukseshme, sa Obama, fitoi bindshem 30 nga 52 shtete, perballe republikanit xhon mcain.

natyrshem kjo forme e re e komunikimit eshte huazuar edhe ne shqiperi. I pari që nisi të bëjë politikë aktive në mediat sociale, është lideri i opozitës Edi Rama, i cili me komunikimin në Twitter pati "tifozë" dhe skeptikë në radhët e qytetarëve, gazetarëve apo politikaneve. Nje nder skeptiket ishte dhe kryeministri berisha, dhe kjo u kuptua nga batuta "ciu-ciu" me te cilen ai ironizoi rivalin politik. Megjithate, edhe kreu i qeverise e shtriu politikeberejne ne internet, kryesisht ne facebook.

Shefi i opozites e zgjeroi me tej komunikimin online pasi ishte i pari politikan që eksperimentoi nje konferencë në një media sociale. Pas tij, të njëjtën praktike e vazhdon dhe ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu.

Duke pare impaktin e gjere te mediave sociale te votuesit, nje pjese e mire e politikaneve e kane perfshre facebookun dhe twitterin ne listen e mediave efikase te komunikimit me gazetaret, por, mbi te gjitha me vete qytetarin.

Por ne anen tjeter edhe perdoruesit e thjeshte, permes rrjeteve sociale, ose sic quhen dryshe mediat e qytetarit, kane dritaren e tyre per te postuar apo denoncuar skandalet.