Surprise Me!

Kursi i këmbimit ne vere - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 5 Dailymotion

Edhe pse periudha zgjedhore e cila pengoi disi zhvillimin e turizmit në Shqipëri përfundoi, sërish pozitat e lekut në kursin e këmbimit valutor mbeten të dobta. Kështu ardhja e emigrantëve dhe turistëve të huaj, nuk ka ndihmuar si çdo vit në forcimin e monedhës kombëtare. Nëse krahasohet me historikun e tij në vite, koha më favorite për rritjen e lekut ka qenë gjithmonë periudha e verës. Por ndikim të madh në forcimin e monedhave të huaja ka edhe kërkesa e lartë e qeverisë për financim, ku çdo javë ajo mbledh para në lek përmes bonove të thesarit. Në kundërshtim me stabilitetin që ka paraqitur leku, është monedha amerikane ajo që ka dhënë lëkundjet më të mëdha në kursin e këmbimit vendas. Ekspertët komentojnë edhe rastin "snouden" si një efekt psikologjik i cili ka reflektuar pasiguritë e marrëdhënieve BE-SHBA në tregjet financiare. Ndryshe nga një vit më parë, njohësit e tregut valutor nuk parashikojnë që sezoni i verës të paraqesë luahtje mes raportit lek dhe euro, ndërkohë që përsa i përket dollarit, ekspertët këshillojnë që të mos ketë pozicionim. Në këtë rast kursi mund të paraqesë lëvizje, njësoj si ajo e javës së fundit, ku monedha amerikane fitoi në një kohë shumë të shkurtër 4 pikë përballë asaj shqiptare.<br /><br />Although the election period which somehow prevented the development of tourism in Albania ended, again ALL positions in foreign exchange rates remain weak. So the arrival of immigrants and foreign tourists, did not help as every year in strengthening the national currency. When compared with its history over the years, most favorite time to increase appreciation has always been the summer period. But the impact on strengthening foreign currencies has high demand for government funding, where each week before the money it collects through treasury bills. Contrary to the stability that has submitted currency, U.S. currency is what has given large fluctuations in the local exchange. Experts comment on the case "snouden" as a psychological effect which reflected the uncertainties of EU-US relations in financial markets. Unlike a year ago, connoisseurs of the foreign exchange market does not anticipate that the present summer season luahtje ratio between money and the euro, while the dollar terms, experts advise not have positioning. In this case the course may present motion, like that of last week, where the U.S. currency gained in a very short time in front of the Albanian 4 points.

Buy Now on CodeCanyon