Surprise Me!

Shkatërrohet Tuma e Valaresë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1 Dailymotion

Katër varret e fundit nga 15 qe kishin mbetur ne Tumën e Valaresë, në komunën Lunxhëri të Gjirokastrës janë shkatërruar. Persona të paidentifikuar me mjete të rënda kanë gërmuar e dëmtuar këtë objekt arkeologjik të shekullit të 13-të. Kërkesat e përsëritura në vite për ta shpallur monument kulture të kategorisë së parë nuk janë marrë kurrë në shqyrtim. Ky zbulim dhe studim nxori ne pah te dhëna për kulturën dhe mënyrën e jetesës se kësaj zone ne shekullin e 13-të. Përveç dëmit studimor, shkatërrimi i tumës ka hequr nga harta e turistëve një vend të vizitueshëm. Tuma e Valarese ishte një nga monumentet e rëndësishme te Luginës se Drinosit. Misionet arkeologjike kishin tentuar të ruanin katër varret e mbetura të saj nga dëmtimet e njëpasnjëshme, që nga koha e zbulimit në vitin 1970, por nuk arritën të koordinonin punët me institucionet lokale dhe ato qendrore.<br /><br />Four recent graves of 15 who had remained in the Valaresë Tumulus, in the municipality of Gjirokastra Lunxhëri been destroyed. Unidentified persons with heavy vehicles have damaged the excavated archaeological object of the 13th century. Repeated requests over the years to be declared a cultural monument of the first category are never taken into consideration. The discovery and study of the data revealed about the culture and lifestyle of the area in the 13th century. In addition to study damage, destruction tumulus is removed from the map of tourists a place to visit. Valarese Tuma was one of the important landmarks of the Drino Valley. Archaeological missions have attempted to preserve the remaining four graves of her successive damages, since the discovery in 1970, but failed to coordinate work with local and central institutions.

Buy Now on CodeCanyon