https://www.facebook.com/vizionplustvpage<br />https://twitter.com/vizionplustv<br />http://www.vizionplus.tv/<br />Shpërthimet në një gurore kanë dëmtuar shtëpitë e fshatrave Ukaj dhe Lekaj në Kavajë. Banorët thonë se është një kompani austriake që stimulon shpërthime nëntokësore për nxjerrjen e inerteve, e cila ka shkaktuar edhe rrëshqitjen e tokave. Sipas tyre, një repart ushtarak që ka qenë pranë gurores është zhdukur fare. Banorët frikësohen se fatin e repartit ushtarak do ta pësojnë edhe shtëpitë e tyre. Banorët e dy fshatrave kanë paraqitur ankesat në komunën Lekas, por asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje për shqetësimin e tyre. I kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetari i komunës tha se nuk ndodhej në fshat ndërsa nuk pranoi të komentojë dëmet e shkaktuara nga gurorja në fshatrat Lekaj dhe Ukaj.
