http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV

Sfidat e qeverisë së re do të mbështeten fillimisht te transparenca e institucioneve. Në një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe bankat tregtare, kryeministri i ardhshëm Edi Rama theksoi edhe njëherë nismën për nje audit ndërkombëtar te financave te shtetit. Ai propozoi edhe një menaxhim të ri të institutit të statistikave. Sipas ramës, INSTAT nuk duhet të jetë më në varësi të kryeministrit, por duhet të bazohet te eksperienca e një modeli të marrë nga BE. Guvernatori Fullani u shpreh se mazhoranca e re duhet të zbardhë bilancet e buxhetit të shtetit dhe të shtrëngojë shpenzimet. Ndryshe nga guvernatori i bankës së Shqipërisë, kreu i PS tha që nuk kishte ardhur në këtë takim me një fjalim të shkruar, por kishte ardhur për të dëgjuar bizneset. 25% e kredive vlerësohen si hua me probleme. 1 miliard euro ka shkuar totali i kredive të këqija. Bankat janë të prirura që të japin kredi të reja, por duhet që edhe qeveria e re të marrë parasysh disa gjëra: t'i japë stimul biznesit duke paguar detyrimet e prapambetura si për tvsh-në, dhe për kompanitë që kanë kryer punë publike. Të mos ndryshojnë taksat pasi jep pasiguri në investitorët e huaj. Sipas rezultateve të 6 mujorit të parë të këtij viti, kredia e re për biznesin është zero. Para disa muajsh edhe Banka e Shqipërisë u detyrua që të marrë një paketë masash për nxitjen e huasë për sipërmarrësit.

Challenges of the new government will initially rely transparency of institutions. In a meeting with the governor of the Bank of Albania and commercial banks, the next prime minister Rama stressed the initiative for an international audit of state finances. He also proposed a new management institute of statistics. According to Rama, INSTAT should not be under the Prime Minister, but must be based on the experience of a model obtained from the EU. Governor said that the new majority should highlight the balance of the state budget and to tighten spending. Unlike the governor of the Bank of Albania, the SP leader said that he had not come to the meeting with a speech written, but had come to hear businesses. 25% of loans assessed as performing loans. 1 billion total loans went bad. Banks are likely to give new loans, but the new government to take into account some things: give business incentive pay arrears for vat, and for companies that have completed public works. Not change after taxes gives investors uncertainty. According to the results of the first 6 months of this year, a new business loan is zero. A few months ago the Bank of Albania was forced to take a package of measures to encourage lending to entrepreneurs.