Disa prej statuseve qe zëne hapësirën kryesore ne rrjetet sociale, sidomos ne 15-diteshin e dyte te gushtit apo fillim shtatorin, janë ato te pushimeve. Pas pushimeve një pjesë e madhe e njerëzve ndihen keq, madje u duhen disa dite për të marrë veten dhe për t'iu rikthyer normalitetit. I njohur si sindromi i "pas pushimeve", ky është një çrregullim që ka të bëjë saktësisht me përshtatjen dhe që mund të shoqërohet me simptoma të ndryshme deri ne rifitimin e shprehive te zakonshme. Te paktën ky është shpjegimi që japin studimet e ndryshme të bëra në të gjithë botën. Sipas psikologëve, vitet e fundit stresi pas pushimeve është ndikuar edhe nga kriza ekonomike, pasi tashme shqetësim nuk është vetëm përshtatja me ambientin e punës, apo riorganizimi i rutinës ne familje por dhe stresi lidhur me vete punën. E vetmja këshillë që një mjek apo një psikolog është qe puna rinis me lehte nëse ndryshon ritmin dhe eviton streset e tepërta.