http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Jetojmë ne epoken dixhitale, ku gjithkush qe ka nje llogari bankare dhe kërkon te kryeje pagesa mund t'i beje ato ne çdo kohe dhe nga kudo qe te jete. Pagesat on line te detyrimeve, po ecin me ritme te kënaqshme, duke i futur dhe bankat ne nje konkurrence te forte me njëra-tjetrën. Banking on line po kthehet ne gjuhen e te ardhmes jo vetëm per bizneset, por edhe per individët. Drejtuesit e bankave te nivelit te dyte ne vend thonë, se mentaliteti i njerëzve ne Shqipëri, po ecen me ritme te shpejta dhe shërbimi me i përdorur është ai përmes celularit. Sipas te dhenave nga Banka e Shqipërisë, per vitin 2012 Internet Banking shënoi nje rritje vjetore me 26 %, krahasuar me nje vit me pare, ndërkohë qe jane kryer gjithsej 236 mije transaksione. Sajmir Bidaj është nje prej biznesmenëve, qe prej dy vitesh aplikon pagesat e detyrimeve, on line edhe nëpërmjet telefonit celular. Pagesat on line ne Shqipëri nisen ne vitin 2009, kohe, qe përkoi edhe me prekjen nga kriza ekonomike. Me pas, kjo praktike njohu vetëm rritje, si pasoje edhe e shërbimeve te ndryshme, qe ofrohen ne këtë mënyrë nga bankat e nivelit te dyte.
