Surprise Me!

QSUT, drejtuesi i 8-të ne 8 vjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Nga menaxhimi, informatizimi apo çlirimi i hapësirave publike, qendra me e madhe spitalore ne vend ka kaluar tete vite pa një vizion te qarte dhe afatgjate drejtimi. Dhe pasoja është lehtësisht e dukshme dhe e prekshme. Te shtate drejtoret i lëne stafetën njeri-tjetrit secili me nga një prioritet te vetin, por nuk arritën te zgjidhnin gangrenën e kahershme, mungesën e medikamenteve. Ramiz Ruka është vetëm një nga mijëra te afërm te pacienteve qe i shikon rrugëve te QSUT me recetë ne dore për te blere ilaçe ne farmaci, pasi spitali nuk i ka. Ministri i Shëndetësisë i pranishëm ne aksionin për heqjen e kioskave nga territori i QSUT pranoi mungesën e medikamenteve, por parashtroi edhe situatën e vështire financiare me borxhe miliona dollarësh te mbartura nder vite tek te tretet. Ne sytë e pacienteve pastrimi i QSUT-se nga kaosi i kioskave dhe trafikut është një iniciative e mire, por nëse do te shoqërohet me nisma për te zgjidhur dhe problemet e tjera.

Buy Now on CodeCanyon