Surprise Me!

Trajnerët, fenomeni i largimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Pas 6 ndeshjesh, ekipi i futbollit të Kukësit ka grumbulluar 7 pikë, 2 fitore - 1 barazim - 3 humbje, duke mbetur 5 pikë prapa vendit të parë në kategorinë superiore. Pa u mbushur 1 orë nga humbja e fundit në ndeshjen me Partizanin, trajneri Armando Cungu njoftoi se nuk është më në pankinën e Kukësit. Vendimi për t'u larguar nuk duket i lehtë, por i provokuar nga mosdashamirësia dhe xhelozia, pohoi Cungu per mediat e shkruara. Kukësi e nisi këtë kampionat për herë të dytë në Superligë, pas suksesit historik në kupat europiane, duke kaluar 3 faza. Megjithatë trajnerit shkodran nuk i është toleruar starti jo bindës në kampionat. Nuk ka zgjatur shumë dhe vendi vakant në stolin e nënkampionëve të vendit është zënë nga Naxhi Shensoji. Trajneri kosovaro-turk ka drejtuar dy herë Bylisin në kampionatin shqiptar. Ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve po kthehet në fenomen të përvitshëm. Në fund të fazës së parë sezonin e kaluar, ishin ndërruar 28-të drejtues nga stolat e Superligës, duke llogaritur edhe ata që i drejtuan skuadrat në periudhë tranzitore. Por kjo ndodh shumë herë më pak, në skuadra me emër të madh. Milani, p.sh. një ekip që shpenzon miliona çdo vit, ka vetëm 8 pikë pas 6 ndeshjesh dhe eshte ne mes te tabeles, por trajneri Alegri nuk e ka humbur aspak besimin e drejtuesve të klubit.

Buy Now on CodeCanyon