Surprise Me!

Orikum, Parku Arkeologjik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Rrënojat e zbuluara në parkun arkeologjik të Orikumit, nuk janë pjesë e një teatri të ndërtuar në shekullin e parë pas Krishtit, sikurse është thënë deri më sot, por pjesë e një ndërtimi tjetër. Zbulimi është bërë publik nga specialistët shqiptarë, të cilët në fund të muajit shtator përfunduar gërmimet e përbashkëta me një grup arkeologësh zviceranë që po punojnë prej 5 vitesh në këtë zonë. Kriledian Çipa, arkeolog , thotë se ka dale një kanal uji dhe duket më shumë si vepër hidrike. Sipas tij, zbulimet e fundit kanë konkluduar gjithashtu se kjo zonë është një themelim autokton. Ndërkohë, që gërmimet në këtë zonë vazhdojnë, specialistët janë të shqetësuar për aktet e grabitjes dhe gërmimeve të paligjshme që bëhen në këtë park. Në këtë Park Arkeologjik është e vështirë të gjesh njerëz edhe në mes të ditës për të pritur vizitorë, ndërkohë që rruga që të çon atje është pothuajse e shkatërruar.

Buy Now on CodeCanyon