Surprise Me!

Reforma administrative - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Se paku 80 komuna nga 308 qe ka gjithë territori i vendit do te shkrihen per t'iu bashkuar njesive me te medha vendore. Kete por dhe ndryshime te tjera pritet t'i ndodhin hartës administrative te 384 njesive vendore. Qeveria Rama ka marre përsipër te nise reformën per ndarjen e re territoriale. Ky proces per kryeministrin Rama është i domosdoshëm per te ulur shpenzimet marramendëse te shtetit ndaj njësive vendore, shume prej tyre inekzistente, por dhe per t'i ofruar popullsisë shërbime te barabarta pavarësisht vendndodhjes. Kreu i mazhorances ka pranuar se kjo reforme deri tani ka qene peng i politikes per interesa te tyre veçanërisht ne kohe zgjedhjesh. Ne fakt, ne axhenden e konferencës kombëtare ishte planifikuar per diskutim Lulzim Basha ne cilësinë e kreut te bashkisë dhe shoqatës se njësive vendore te Shqipërie, si dhe deputeti Dashamir Shehi. Ndersa mungonin ne salle, deputeti socialit Bashkim Fino kërkoi bashkëpunimin e tyre pasi reforma sipas tij nuk është politike. Nga jashtë ambienteve te konferencës, deputeti i opozitës Dashamir Shehi shpjegoi se mungesa ishte vijim i bojkotit. Por vete Shehi e mbështet kete reforme qe sipas tij duhet te sjelle edhe zgjerimin e kufijve te Tiranës dhe qyteteve te tjera te mëdha. Grupe ekspertesh do te nisin diskutimet për ndarjen e re administrative. Ende nuk ka te dhëna te sakta per njësite qe do te shkrihen apo zgjerohen. Megjithatë nje gje eshte e sigurt, zgjedhjet e 2015 per krerët e pushtetit lokal do te bëhen sipas ndarjes se re administrative.

Buy Now on CodeCanyon