Surprise Me!

Ruajtja e trashëgimisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Shume kush është gëzuar për shtrimin e rrugës qe te çon nga Ksamili ne Butrint! Ky aks mjaft i frekuentuar gjate verës, nuk është ne përputhje me parametrat qe duhen për një zone te trashëgimisë kulturore. Edhe rruga nga "Pazari i Vjetër" i Krujës e deri ne Kala, ka mbi 7 ndërtime qe prishin imazhin e zonës monumentale. Për këtë arsye, Mistria e Kulturës ka deklaruar se pas mbledhjes se Këshillit Kombëtar te Territor, do te rishikohen lejet e ndërtimit edhe për objektet qe dëmtojnë peizazhin përreth një monumenti. Ministrja Kumbaro, ka shtuar gjithashtu se sistemi i Trashëgimisë Kulturore do t'i nënshtrohet një reforme, për shkak se institucionet si drejtoritë rajonale te monumenteve, vete instituti i monumenteve apo pushteti vendor ja kane deleguar fajin njeri tjetrit prej vitesh, e nje rast tipik mbetet Gjirokastra. Rishikimi i listës se monumenteve te kulturës, i cili zyrtarisht sot përbehet nga rreth 3 mije objekte, është një tjetër hap qe pritet te ndërmerret, edhe pse nuk është bere publike nëse numri i objekteve qe kane këtë status, do te pakësohet apo shtohet.

Buy Now on CodeCanyon