http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Gjirokastra është qyteti që vizitohet në çdo stine. Pavarësisht ditëve me shi të vjeshtës, grupe turistesh nga Norvegjia kane udhëtuar përgjatë rrugicave të gurta të qytetit jugor. Kësaj here turi i tyre ka qenë me biçikleta. Vështirësisë së lëvizjes mbi kalldrëme iu është shtuar dhe moti me shi. Pavarësisht dëshirës për të zhvilluar turizmin e jo vetëm ne verë, as Gjirokastra nuk ka infrastrukture e duhur për të pritur njëherazi një numër të madh vizitoresh. Megjithatë, biznesi privat dhe familjaret kanë filluar të punojnë gjatë gjithë vitit, pasi turizmi nuk bëhet vetëm në stinën e verës.
