Surprise Me!

Levan-Vlorë, burim aksidentesh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Policia e Fierit ka ndërmarrë ditët e fundit një fushatë për ndëshkimin ligjor të drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë shkak për aksidente të shumta, me pasojë edhe për jetën. Por përkundër këtyre masave për të rritur sigurinë në rrugë në këtë qark, a janë vetë rrugët e sigurta?! Me kamerën tonë kemi vëzhguar hyrjen e autostradës Levan-Vlorë, ku siç shihet nga pamjet, përballemi e një situatë kërcënuese për jetën. Kthesa e kësaj rruge provizore në këtë aks është e rrezikshme dhe sipas drejtuesve të mjeteve ka shkaktuar të paktën një në çdo dy ose tre ditë. Një vit e gjysmë nga funksionimi i kësaj rruge, ajo tashmë është kthyer në burim të përhershëm aksidentesh. Pak ditë më parë në këtë vend u regjistrua një aksident gjatë të cilit vdiq një i moshuar dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Buy Now on CodeCanyon